Një 40-vjeçar me inicialet D.Q. shqiptar ishte shënjestra e një atentati me armë mëngjesin e të shtunës në Itali.

Çështja e pasionit mbetet pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet e policisë, për rastin e shqiptarit të plagosur I cili punon si truprojë në një kaziono.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Volta” pranë stacionit të autobusit, teksa  40-vjeçari po kthehej në shtëpi dhe u përball me atentatorin i cili e priste i fshehur në errësirë.

Atentatori e kishte fytyrën të maskuar dhe qëlloi me pistoletë ndaj shqiptarit, I cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital dhe ka mohuar të ketë pasur probleme me njeri, madje e ka përjashtuar edhe pistën e një sulmi për çështje pasioni.

Media italiane shkruan se policia nuk ka përjashtuar nga dyshimet ish të fejuarën e tij, me të cilën është ndarë para një viti. Kjo pasi ajo ishte akuzuar më parë për dëmtimin e makinës se 40-vjeçarit, por ndërkohë që ka ndodhur ngjarja, sipas policisë ajo ndodhej në Shqipëri.