Një shqiptar i cili vuan dënimin në burgun e Trikalasë në Greqi ka humbur ndjenjat në qeli.

Mediat greke bëjnë me dije se shkak është bërë intoksikimi nga një sasi e madhe alkooli që shqiptari kishte konsumuar, deri sa kishte rënë përtokë pa ndjenja.

Gardianët ndërhynë me urgjencë dhe u bë transportimi i tij për në spital, ku mësohet se gjendja është e stabilizuar.

Nuk ka ende të dhëna se ku e ka gjetur alkoolin në burg shqiptari i dënuar për trafik droge.