Policia ka arrestuar një 18-vjeçar pasi gjatë një kontrolli në banesë, i janë gjetur dhe sekuestruar drogë e armë.

Sipas burimeve zyrtare, në prangat e policisë së Fierit ka rënë shtetasi Markos Berberaj, banues në Patos. Mësohet se në banesën e Berberajt u gjetën 30 doza lëndë narkotike kanabis dhe një armë gjahu pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive",  nenet 283/1 e 280 të Kodit Penal.