Një aksident me një të mitur të plagosur ka ndodhur në fshatin Gorre, Lushnje,
Në pranga ka rënë shoferi i makinës tip “Ford”, shtetasi L.B, 58 vjeç, banues në Lushnjë.
5-vjeçari i plagosur është dërguar për në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.





