Një vilë luksoze te Gjiri i Lalzit është nxjerrë në shitje për plot pesë milionë euro, një shumë kjo e padëgjuar më parë në Shqipëri për rezidencë banimi.
Vila është 600 metër katrorë dhe ka një kopsht prej 2500 metrash.
Ajo është vetëm 10 metra larg detit, dhe ka plazh privat madje.
Kjo vilë ndodhet vetëm pak metra larg vilave të disa politikanëve. Nuk dihet kush është pronari i saj.





