Një sherr masiv, ku kanë mbetur të përfshirë 5 persona ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Shkozetit.

Pas njoftimit nga dëshmitarët, policia e Durrësit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasit R. A., dhe A. A., vjeç 25 e 32, banues në Durrës.

Dy të rinjtë akuzohen për dhunë fizike të ushtruar ndaj shtetasit M.T. 45 vjeç dhe shtetaseve Xh. T. dhe M. T., 21 e 49 vjeçe.

Ajo që e bën edhe më të rëndë rastin është fakti se personat e përrfshirë në sherr dhe rrahje janë me lidhje farefisnore dhe komshinj me njëri-tjetrin.

DurrësLajm mëson nga burime zyrtare të policisë, se konflikti i dhunshëm ka ndodhur për motive banale.