Para pak minutash, Policia Kufitare në pikën e Kakavijës, ka kapur 15 pako me hashash e cila ishte e destinuar të kalonte drejt Greqisë.

Personi që u arrestua është një i ri nga Memaliaj me inicialet S.H., 32 vjeç. Ai po e transportonte lëndën narkotike me një automjet tip Toyota.

Automjeti u zbulua nga policët e pikës kufitare të Kakavijës pa kaluar ne skanerin e instaluar në Kakavijë për të tilla raste.

Ky është rasti i pestë brenda 2 muajve që policët kufitare të Kakavijës zbulojne hashash në tentative për të kaluar drejt Greqisë.