Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtëpinë e një çifti në moshë të re në Durrës.

Burri 30-vjeçar A.N. ka qëlluar me pistoletë në këmbë bashkëshorten e tij.

Shtetasja E.N. 28 vjeçe, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital është larguar nga aty, por pa dhënë deklaratën e saj për ngjarjen para efektivëve të policisë. Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin A.N., ndërsa po punon për gjetjen e pistoletës me të cilën ai plagosi bashkëshorten.

Krahas kësaj, policia po tenton të vihet në kontakt me gruan e plagosur për të dëgjuar variantin e ngjarjes prej saj.