Një pacient ka humbur jetën një ditë më parë në spitalin e Durrësit.
Bëhet fjalë për shtetasin R.T. 63 vjeç.
Paraprakisht dyshohet nga shkaqe natyrale, por policia ka nisur hetimin për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim.





