Dy makina u rrëzuan në një gropë të thellë pasi një pjesë e rrugës u ça në mes të ditës. Ngjarja ndodhi në një pjesë rruge, në Kinën verilindore.
Tre vetë që ishin në dy makina u përpinë brenda gropës, për fat pa u dëmtuar. Shoferi i një makine tha se nuk e kuptoi se ishte hapur gropa deri në momentin kur pjesa e përparme e makines nisi të zhytej.





