Dy shpërndarës droge kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës. Të arrestuarit janë shtetasit Fabion.G., 18 vjeç dhe Klaus.H., 19 vjeç, të dy banues në Fier.

Ata u kapën në flagrancë me një sasi prej 0.25 gramë kokainë dhe 24 gram kanabis. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3555 €, 54 mijë lekë të reja, një automjet dhe dy aparate celular.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ''Prodhim,shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.