Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në Itali, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar. Mësohet se ngjarja ndodhi dje rreth orës 13.30 në Imola të Italisë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe makina e 29-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet.

Mediet italiane shkruajnë se përveç shqiptarit, u plagosën edhe dy binjakë italianë 66-vjeçar, motër e vëlla.

Raportohet se shqiptari dhe një nga binjakët është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.