Policia ka arrestuar një 41-vjeçar i cili tentoi të vrasë me thikë një person një ditë më parë.

Në pranga ka rënë Resmi Dida, 41 vjeç, banues në fshatin Bllatë pasi më datë 03.08.2018, ora 23:00, në fshatin Bllatë, njësia Administrative Maqellarë, në ambjentet e një lokali, 41-vjeçari ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin  E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën. 

Pas ngjarjes Rida është larguar duke përfituar nga errësira, por policia e ka arrestuar pranë fshatit Luzni, Dibër rreth orës 19.00, të datës së sotme (04.08.2018.

Nga veprimet  hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 78 e 22 të Kodit Penal.