Një çift të rinjsh janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën Levan-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Selishtë, ku një automjet tip “Skoda” me targa greke ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari S. Muçaj ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë anës autostradës.
Në makinë ndodhej një çift të rinjsh që po ktheheshin nga Greqia në drejtim të Tiranës, të cilët janë transportuar në spitalin e Fierit.
Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit paraqitet e rëndë si pasojë e disa frakturave të marra në pjesë të trupit, ndërsa e fejuara e tij ka marrë plagë të lehta.
Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.





