Gjatë kontrollit në pikën kufitare në portin e Durrësit efektivët e policisë kanë kapur mat një të ri nga Kavaja.

Nga burimet zyrtare mësohet se të premten e 3 gushtit, në P.K.K Durrës policia ka gjetur dhe sekuestruar në makinën “Volksvagen” të 33-vjeçarit N.N., një sasi eurosh dhe disa bizhuteri të ndryshme.

Nga të njëjtat burime bëhet me dije se, blutë e Durrësit dyshojnë se materialet e lartpërmendura janë vjedhur në Itali.

Materialet hetimore në ngarkim të të riut nga Kavaja u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, sipas nenit 134 të Kodit Penal.