Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë dyndje të shtetasve nga Kosova që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 30 mijë shtetas nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Morinës, me afro 5300 automjete.

Për përballimin e fluksit, Pika e Kalimit Kufitar në Morinë ka mbajtur në punë 10 sportele, 7 në hyrje dhe 3 në dalje. Në pikun e lëvizjes, hapen edhe 2 sportele të tjera shtesë, duke e çuar në 12 numrin e atyre që përpunojnë të dhënat e hyrje-daljeve në këtë pikë

Pjesa më e madhe e shtetasve që hynë në tokën shqiptare kanë si destinacion bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, kryesisht Durrësin, por dhe Jugun.