Osmanoviç dhe Matkoviç nuk do të nënshkruajnë me Teutën. Të dy mbrojtësit e qendrës kanë qenë gjatë kësaj periudhe në provë, por asnjëri prej tyre nuk ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit vendosën të mos u ofronin kontratë. Edhe pse fillimisht mbrojtësit u bashkuan me bregdetarët, si lojtarë që do të bënin diferencën në “zemër” të mbrojtjes, gjatë seancave stërvitore kanë treguar të kundërtën.

Burime pranë stafit teknik bëjnë me dije për “Panorama Sport” se ata kanë qenë të pakënaqur nga kualiteti, por edhe nga forma që futbollistët kishin.

Në këtë mënyrë ata vendosën të hiqnin dorë prej tyre, ndërkohë në provë vazhdon të jetë Xheferson Cerqueira Santana, i cili është bashkuar vetëm pak ditë më parë me bregdetarët.Shpejt do të jepet vendimi final për fatet e mbrojtësit brazilian, që në sezonin e fundit është aktivizuar në Serie D në Brazil me ekipin e Placido de Kastro, ku në total ka luajtur tri ndeshje, ndërsa më herët ka qenë pjesë e ekipit të Flamengo BA në Baiano 1.