Çmimi i biletave të udhëtimit, me autobusët e linjës së transportit publik, Kukës- Tiranë dhe anasjellas është rritur me 100 lekë të rinj.

Tashmë udhëtarëve u duhet të paguajnë 500 lekë nga 400 që ishte deri në fund të korrikut. Rritja e çmimit të biletës nuk është pritur mirë nga qytetarët kuksianë.

Sipas Shoqërisë së Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas në Kukës, shkak për rritjen e biletës është bërë rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës dhe konkurrenca e pandershme qe u bëjnë mjetet e palicencuara.