Godiet një tjetër rast i shitblerjes së lëndëve narkotike, arrestohen 4 persona si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 në Tiranë, të koduar “Zallmneri”, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.

– Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.

– Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.

– Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– automjet tip “Golf”.

– 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal