Pavarësisht motit jo stabël që ka dominuar të gjithë Shqipërinë këtë të premte, ditët e fundjavës pritet që të kenë një mot të kthjellët, përjashto disa fasho orare në zonat e jugut të vendit.
Meteoalb sqaron se në fundjavë temperaturat do të kenë një rritje të lehtë dhe maksimumi i tyre do të shkojë deri në 38 gradë celcius.
Kësisoj ata pushues që kanë vendosur për të kryer plazhin këtë fundjavë, mund të nisen të qetë.
“E shtuna dhe e diela, sjellin kryesisht kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat bëhen të dukshme gjatë pasditeve duke gjeneruar ndonje shi të izoluar në Jug. Edhe ditët e para të javës tjetër, vijojnë kryesisht me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por pasditet sjellin vranësira të shpeshta e shira të izoluar, në zonat Lindore.
Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë mesditën e sotme, rënia vijon e lehtë edhe mëngjesin e së shtunës por sërisht fundjava sjell rritje të lehtë të temperaturave, deri në 38°C deri mesjavën tjetër kur sërisht pritet një tjetër rritje e vlerave termike në mesditë.”– njofton Meteoalb.
Java e ardhshme nga ana tjetër do të ndryshojë rrënjësisht, pasi edhe Shqipëria ashtu si Evropa pritet të goditet nga një valë ekstreme të nxehti. Temperaturat mund të arrijnë lehtësisht në 4 gradë celcius.





