Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike i ka kushtuar një djali nga Lushnja, i cili është futur në telashe me drejtësinë. Ai është kallëzuar në polici nga një 26-vjeçare nga Durrësi, e cila pretendon se kërcënohej nga djali përmes telefonit.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A.Q., 30 vjeç. Ky i fundit kanoste shtetasen A. P. 26 vjeçe.





