Djemtë e ri të Liverpool-it janë ambjentuar 100% me skuadrën e re, aq sa japin edhe shfaqje muzikore para shokëve të ekipit gjatë qendrimit në kampin e stërvitjes në Francë.Në fakt, është një traditë shumë vjeçare që lojtarët e rijnë marrin mikrofonin dhe prezantojnë veten para syve të shokëve të rijnë të ekipit duke kënduar në karaoke.Të kuqtë janë aktualisht në Francë para dy miqësoreve të fundit parasezonale, për të krijuar një ambjent më të ngrohte ata kanë realizuar një pasdite të këndshme para hotelit të tyre luksoz.
Këtë e kanë bërë të mundur me anë të vendosjes së një projektori gjigand në bashkëpunim me një kompani profesionale karaoke.Më nervozi? Ishte Fabinho. Por kur erdhi radha e tij për të marrë mikrofonin, ai shkonte nga njëra anë në tjetrën duke kënduar një këngë braziliane.Shqetësime të tilla nuk kishte për Keita pasi ai e përqafoi plotësisht detyrën dhe madje formoi një duo të këndshëm me Daniel Sturridge.
Ndoshta më i natyrshëm para turmës ishte portieri i ri Alisson. Braziliani la turmën pa fjalë pasi realizojë një numër në kitarë akustike që e la Sturridgen duke folur me vete.Shaqiri gjithashtu dukej i qetë në skenë pasi performojë “Three Little Birds” nga Bob Marley “. Ai madje u përpoq të përfshinte edhe audiencën duke u kapur duart.Shumë nga trajnerët gjithashtu ju bashkuan skenës, me performanca të ndryshme.





