Një skenë komike është krijuar në një rrugë në Rusi teksa një burrë u poshtërua pasi tentoi t’i merrte paratë një gruaje, pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte.
Në videot (shiko këtu) e publikuara në rrjetet sociale grabitësi shihet i shtrirë në tokë, ndërsa gruaja e ulur sipër tij duke e detyruar që të hajë baltë.
"Mbylle gojën. Dëshiroje të merrje paratë e mia? Unë duhet të ushqej fëmijët e mi dhe ti doje të më vidhje çantën. Ha baltë,"– dëgjohet ajo duke i thënë grabitësit ndërsa hedh fytyrën e tij në një pellg me ujë në rrugë.
Njerëzit kureshtarë janë mbledhur duke parë pamjen e pazakontë. Gruaja e mbajti grabitësin në tokë derisa erdhi policia dhe e arrestoi.





