"Oh My Goal", faqja e njohur sportive e videove në internet, ka publikuar një intervistë (me tekst) të Cristiano Ronaldos.

Blerja e kësaj vere e Juventusit, pesë herë fitues i "Topit të Artë", iu është përgjigjur telegrafikisht disa pyetjeve, duke zbuluar se ai është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa mbrojtësi më i vështirë me të cilin është përballur e ka emrin Ashley Cole.

Ja disa nga përgjigjet e CR7:

Kush është lojtari më i mirë në botë?

Ai jam unë!

Mbrojtësi që të ka shkaktuar më shumë probleme?

Ashley Cole.

Tipari juaj më i mirë?

Mentaliteti im!

Çfarë do të bëjë nëse nuk do të ishe i famshëm?

Do të shkoja për pazar me shokët dhe familjen time.

Një vend që do doje ta vizitoje?

Vietnami!

Çfarë mendon djali juaj, duke pasur CR7 si baba?

Ai e dashuron ketë gjë dhe është krenar.

Hera e fundit që ke qarë?

Eliminimi nga Botërori.

Të pëlqen të shohësh TV?

Po, shoh shumë dokumentarë.

Çfarë po shikon për momentin?

Po shoh “THe killing”.

Rryma e preferuar muzikore?

“Regaton”, por varet nga momenti.

Cili futbollist ka më shumë ndjekës në rrjetet sociale?

Unë.