Policia italiane ka arrestuar shqiptari Auglent Lallollari, 34 vjeç i kërkuar dhe akuzuar për vjedhje dhe grabitje prone.

Më herët, Prokurori Publik i Raguzës kishte kërkuar dhe gjykata italiane e kishte vendosur në “arrest shtëpie” raportojnë mediet lokale.

Në qershor të këtij viti, policia kishte kryer një kontroll në kompaninë e Lallollarit, pasi ishte e dyshuar për shfrytëzimin e punës së punëtorëve të bujqësisë.

Me rastin e kontrollit, Lallollari u gjet në posedim të një mjeti të vjedhur dhe sendeve të tjera të vlefshme, përveç kësaj ju gjet edhe një lidhje abuzive me rrjetin e furnizimit me energji elektrike, raporton një tjetër medie lokale në Itali.

Prokurori Publik kërkoi dhe mori nga gjyqtari për hetimet paraprake masën paraprake të arrestit shtëpiak për krime të ndryshme kundër pasurive.