Familjarët e Viktorjan Picakut, 24-vjeçari që u vra nga dy persona në sheshin "Abbazia" në Corato të Italisë  mbeten të shokuar nga lajmi.

I ati i viktimës Lekë Picaku, me origjinë nga Mirdita dhe me banim në Durrës tregon momentin e parë kur mësoi se i biri ishtë qëlluar për vdekje, në prezencën e të vëllait.

Ai thotë se ky lajm i hidhur mbërriti pikërisht ditën kur do të kremtonin ditëlindjen e mbesës. Ishte një telefonatë në drejtim të tyre që zbuloi pikërisht ngjarjen e rëndë.

I ati i viktimës, babi i katër fëmijëve dy djemëve dhe dy vajzave nuk di të thotë shumë mbi arsyet e krimit, për shkak se djali i madh i vetmi dëshmitar ndodhet ende nën shok.

Familja Picaku, e vendosur prej 24 vitesh në zonën e ish-Kënetës në Durrës, e cila  jeton në kushte të vështira ekonomike, bën apel për ndihmë pasi e kanë të pamundur të sjellin trupin në atdhe.

Sipas familjarëve 24-vjeçari jetonte në Itali prej dy vitesh tek i vëllai.

K.H.