Një 24-vjeçar i arrestuar dy ditë më parë në kryeqytet për vjedhje, rezulton të jetë autor i 19 rasteve të tilla në qytetin e Durrësit.

Pas veprimeve të kryera nga Komisariati i Policisë së Durrësit është zbuluar se shtetasi E.A., banues në Tiranë, ka kryer 19 vjedhjeje të tjera të ndodhura në juridiksioni e këtij Komisariati.

I riu u arrestua më datë 1 gusht nga Komisriati i Policisë Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.