Një aksident me një të plagosur ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen 14 të Durrësit.
Policia bën me dije se një automjet tip “Benz” i drejtuar nga 61-vjeçari F.Z., banues në Durrës, është përplasur me kamionin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi E. B., vjeç 56, banues në Krujë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjeri i mjetit kamion, shtetasi K. Z., vjeç 51, banues në fshatin Shënavlash, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të 61-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, neni 290 i Kodit Penal.





