“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Viktorit dhe dënimin pa hezitim të çdo akti dhune dhe paligjshmërie”, nis kështu deklarata e Lëvizjes Meetup Corato 232, aderuese e Lëvizjes 5 Yjet në Itali, pas vrasjes së shqiptarit Viktorian Picaku, mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Abbazia të Coratos, në Bari.

Lëvizja thekson se “qyteti i Coratos nuk duhet të presë më që të ndodhin raste të tilla të ngjashme për të vepruar”.

DEKLARATA:

“Ky episod dramatik, rikthen edhe njëherë në vëmendje problemin e sigurisë në qytetin tonë.

Pas ngjarjes absurde të së mërkurës në mbrëmje, i kërkojmë sërish Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit që të masa për të parandaluar dhe garantuar qetësinë maksimale për qetësinë e qytetarëve.”

Qyteti i Corato-s nuk duhet të presë më që të ndodhin raste të tilla të ngjashme për të vepruar”.

“Nuk është e mundur që një komunitet me 50 mijë banorë të mos ketë në dispozicion prani të mjaftueshme në territor të forcave të sigurisë për të garantuar sigurinë publike”.

Menjëherë pas krimit, që ndodhi në sytë e dhjetërave personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes, ata u arratisën, për t’u vetëdorëzuar disa orë më vonë. Ata janë Domenico Manzi, 21 vjeç, personi që e qëlloi të riun të paktën 4 herë me pistoletë dhe Domenico Patruno, 29 vjeç, bashkëpunëtor.

Mediat italiane shkruajnë se autori e kishte telefonuar viktimën disa orë para ngjarjes, megjithatë ky fakt është mohuar nga 21-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.

Dyshimet janë se mes palëve kishte pasur një përplasje disa ditë para krimit, në qendër të së cilës ishte një vajzë. Edhe të afërmit e viktimës dyshojnë se shkak është bërë ndërhyrja e Viktorjanit për të mbrojtur një vajzë që po dhunohej nga një italian.