Teuta ka mbyllur fazen e përgatitjve në Ohër dhe do të rikthet në Shqipëri. Ekipi ka qenë për 20 ditë nën urdhërat e stafit teknik për të kryer përgatitjen që do të mbajë gjithë peshën e sezonit.

Shkëmbi duket i kënaqur nga faza përgatitore. Klubi njofton se do të ketë edhe afrime të tjera. Ja njoftimi i klubit:Ndeshja e se Merkures ka mbyllur fazën përgatitore ne Oher për Teutën, që sot do të udhëtojë drejt Shqipërisë. Për 20 ditë skuadra e Teutes ka qenë e akomoduar në Ohër të Maqedonisë, në një prej hoteleve më luksozë të zonës, “Belvedere Hotel", Trajneri Bledi Shkembi, siç e ka pohuar edhe vetë, ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft cilësore në këtë vend.

Nga ana tjetër, Teuta ka bërë lëvizjet e saje në merkaton e veres, që nuk është mbyllur ende. Të shumta jan afrimet e deritanishme, që i kanë dhënë “fytyrë” tjetër skuadrës.

Lojtarët që i janë bashkuar skuadrës jan me kualitet të lartë me qëllimin për ta bërë atë më të fortë. Gjatë qëndrimit në Ohër, Teuta zhvilloi edhe kater ndeshje miqësore, ku regjistroi dy humbje një barazim dhe një fitore. Nga e hëna, Teuta do të nisë përgatitjet për ndeshjen e javës së parë, që është ajo e 19 gushtit me Flamurtarin në Durrës.