Të gjitha femrat do të donin të kishin një gjoks me volum dhe të bukur pa qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.
Në internet ekzistojnë truke nga më të ndryshmet, receta që shkruajnë se bëjnë mrekulli brenda natës, për rritjen e gjoksit.
Ajo më e fundit, sipas një blogereje është aplikimi i pastës së dhëmbëve për pesë ditë, çka përshpejton rritjen e gjoksit.
Por dermatologët e hedhin poshtë këtë teori. Sipas tyre, gjiri përbehet prej indeve dhjamore, pra nuk është as më pak e as më shumë sesa yndyrë.
Duke ditur se pasta e dhëmbëve është vetëm një përzierje e alkoolit, mentes, fluorideve kjo zbulon që shanset që këto përbërësit t’ju rrisin gjoksin është zero.
Edhe nëse e provoni për të shuar kuriozitetin tuaj, kini kujdes! Mund të përfundoni me lëkurë të irrituar.





