Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi vodhi një çantë dore ku në të ndodheshin 900 paund dhe dokumente të ndryshme.
Uniformat blu arrestuan në flagrancë në Librazhd, Hekuran Gogun, banues në fshatin Goriçan.
Çanta ishte në pronësi të shtetasit me iniciale A.Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Togëz.
"Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan çanta e dorës me 900 paund me dokumentet e tjera", raportoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja" e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.





