Një aksident me vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit, në afërsi të fshatit Shtoj.
Një person i moshuar ka mbetur viktimë e aksidentit tragjik.
Mësohet se këmbësori i ka prerë rrugën mjetit, i cili e ka përplasur për vdekje.





