Një person rreth 50 vjeç është plagosur me thikë në Durrës, mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.
I plagosuri është gjetur nga kalimtarët në trotuar, i shtrirë përdhe dhe i mbuluar nga gjaku.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar dhe arrestuar autorin.
Ende nuk dihet motivi, policia po vijon hetimet.





