Konflikti mes muxhahedines që jeton në Tiranë dhe prindërve që e kërkojnë ka përshkallëzuar me një denoncim në policinë e shtetit nga të dyja palët.

Muxhahedinia Sommayeh Mohammad ka përcjellë në policinë shqiptare një denoncim për të atin, i cili sipas saj ka ardhur në Tiranë për të kryer akte terroriste kundër MEK. Ngjarja vjen pak ditë pas letrës publike që familjarët e 38 vjeçares kërkuan ta takojnë.

Sipas familjes së muxhehedines, ajo mbahet me forcë në kampin e MEK në Manzë, por ndryshe është shprehur muxhahedinia, e cila thotë se qëndron me vullnetin e dëshirën e saj, e madje se babai i vet është një agjent iranian që kërkon të vrasë e kryejë akte terroriste kundër MEK.

“Më datë 01. 08. 2018 ka bërë kallzim shtetësja Iraniane S. M., 38 vjeçe, e cila sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi  dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës për vlerësimin e elementeve të veprës penale dhe për ndjekje të mëtejshme”, njofton policia e Durrësit.