Gruaja e gjyqtarit, Dritan Halluanj, humbi jetën tragjikisht duke u hedhur nga ballkoni i banesës që ata jetonin. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet që çuan, 37-vjeçaren Enkelejda Hallunajn, të merrte këtë vendim të tillë.
Burime nga policia bën me dije se Hallunaj ishte e vetme në banesë në momentin që ndodhi ngjarja. Sipas informacioneve, mësohet se bashkëshorti i saj, gjyqtari Dritan Hallunaj, ishte në Shkodër në momentin e ngjarjes.
Burimet shtojnë se gjyqtari Hallunaj kishte udhëtuar drejt Shkodrës me vajzën 11-vjeçare për ta dërguar te prindërit e tij, dhe pasi ka mësuar lajmi është kthyer me urgjencë në Tiranë.





