“E doni Modriçin?” Një telefonatë e bashkëshortes së mesfushorit kroat, e cila është edhe menaxherja e tij, bëri që zikaltërit të ëndërronin dhe të nisnin menjëherë tratativat për afrimin e 33-vjeçarit të Realit.
“La Gazzeta Dello Sport” zbulon se Vanja Bosiniç ka telefonuar drejtuesit e Interit, të cilët ishin drejt mbylljes së marrëveshjes me kilianin Arturo Vidal. Kjo telefonatë ndryshoi krejtësisht planet e merkatos, teksa drejtuesit zikaltër janë futur në bisedime për shërbimet e mesfushorit kroat.
Kolonia kroate tek Inter (se fundmi dhe Vrsaljko), ndjesia që tek Reali ciklit të tij mund t’i ketë ardhur fundi me tituj pafund te fituar, dhe ideja për një eksperience të re në Seria A pas Premier Liges dhe La Liga, janë disa prej arsyeve që pse Modriç kërkon të transferohet te Inter.





