Një e moshuar në Durrës ka kërkuar ndihmën e forcave blu pasi dhunohej nga nusja e djalit.
Për këtë rast, më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S. T., vjeçe 71, banuese në Durrës.
Mësohet se nusja e djalit, shtetasja E. C., vjeçe 45, banues në Durrës, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj vjehrrës.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në mardhëniet familjare”.





