Higuain arriti akordin mbrëmjen e djeshme, për t’u transferuar te Milani. Sulmuesi argjentinas mbërriti në klinikën “La Madonnina” për t’iu nënshkruar vizitave mjekësore. Më pas pritet që 30-vjeçari të nënshkruaj kontratën me klubin kuqezi. 

Gjatë mbërritjes në qendrën e klinikës, sulmuesi është pritur nga një numë i konsiderueshëm tifozësh mëse të lumtur për këtë transferim. Ndërkohë që nuk kanë munguar koret për të, si dhe nënshkrimet e autografeve.