Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një banesë në fshatin Zejmen të Lezhës, në orët e para të këtij mëngjesi.

Nga informacionet e para, mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Albert Hasani, i cili është emigrant në Belgjikë.

Nuk dihen ende nëse ka pasur të lënduar apo dëme të shumta materiale, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.