Një 45-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu Lorusso e Cotugno në Torino, ku vuante dënimin për trafik droge.
Shqiptari Robert Uku ishte përfshirë në një program ku të dënuarit 12 orë i kalonte duke punuar në një fabrikë pranë burgut dhe 12 orë të tjera i kalonte në qeli. Por pasditen e së martës më 31 korrik, 45 vjeçari shqiptar nuk është paraqitur më në burg.
Sipas rrëfimeve të famjarëve Robert Uku pas punës në fabrikë ka shkruar në banesën e kunatit të tij, një emigrant me origjinë egjiptiane që jeton në komunën e Mirafiores, me të cilin është përleshur.
45-vjeçari shqiptar ka goditur 2 herë me thikë kunatin e tij dhe është larguar në drejtim të paditur. Shtetasi egjiptian po kurohet në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa Robert Uku është shpallur në kërkim. Ndaj tij tani rëndon dhe akuza tentativë vrasje, kurse dënimi i tij për trafik droge përfundon me vitin 2022.





