Një minator 32-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme gjatë punës në minierën e kromit, në Bulqizë.

Policia lokale bën të ditur se fatmirësisht i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në minierën e kromit në Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar shtetasi A.H, rreth 32 vjeç banues në Bulqizë.

I dëmtuari aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në minierë.