Shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovrat e gabuara kanë bërë që një automjet të përmbyset në mes të qytetit të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 nëntori të qytetit bregdetar.
Pas aksidentit, në vendngjarja kanë ardhur policia e ambulanca.
Drejtuesi i automjetit ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





