Dy të moshuar në fshatin Rrubjekë, Shijak janë konfliktuar me njëri-tjetrin një ditë më parë.
Policia bën me dije se shtetasi L.L., vjeç 76, banues në fshatin Rrubjekë Shijak, ka goditur me mjete të forta, shtetasin T.L., vjeç 72, banues në Vorë.
Nga burimet zyrtare nuk bëhet me dije shkaku i zënkës mes dy të moshuarve.
Ndërkohë, materialet në ngarkim të 76-vjeçarit u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 89 i Kodit Penal.





