Veronika nuk është një vajzë si të gjithë të tjerat. Ka lindur ndryshe, me dy gjysma krahu shtesë dhe gjysmën e gishtave, në gjoksin e saj. Janë pjesë të binjakut që nuk arriti të zhvillohet gjatë shtatzënisë së nënës së saj.
14-vjeçarja e cila jeton në Iligan City në Filipine do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjukale për të hequr këto gjymtyrë.
Fqinjët e saj arritën të mblidhnin një fond për t'i siguruar vajzës operacionin në Tajlandë.
Veronica Cominguez, thotë se gjymtyrët e kufizojnë në lëvizje, rrjedhin lëng dhe gjak, ndërsa ajo kujdeset duke i pastruar mirë, madje i pret dhe thonjtë e gishtave.
"Kur isha e vogël mendova se ishte një këmbë, por sa më shumë rritem aq më e madhe bëhet", thotë Veronica.
Doktorët thonë se operacioni për heqjen e gjymtyrëve shtesë është i lehtë sepse kjo pjesë e trupit nuk është vitale.
Pjesa më e madhe e tyre janë të lidhura me lëkurën ose me kockat dhe për kirurgët është e lehtë t'i heqin.





