Klubi i Barit, me Migjen Bashën kapiten, nuk ia doli të ngjitet në Serinë A, pasi “ngeci” nbë fazën Play Off të Serisë B, në sezonin që sapo lamë pas.Gjithsesi telashet për barezët filluan menjëherë, me skuadrën që shpalli falimentin, çka solli largimin e të gjithë pjesëtarëve të stafit, përfshi edhe futbollistët.

Gjithsesi klubi është shitur menjëherë dhe tashmë ka për pronar, Aurelio De Laurentiis, presidentin e skuadrës së Napolit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro, i cili njoftoi se klubi është shitur pikërisht te bosi napolitan.

Nuk dihen ende planet e De Laurentiis me klubin e Barit, por ajo që duan tifozët, është riorganizimi sa më shpejt i një skuadre me histori në futbollin italian.

Kujtojmë që bosi napolitan ka mposhtur në këtë garë edhe pretendentë të tjerë të fortë, si Claudio Lotitto i Lazios dhe Enrico Preziossi i Genoas. "Tifozët më kanë kërkuar kompetencë, transparencë dhe respekt dhe besoj se me zgjidhje ne De Laurentiis, kam respektuar këto tre parime", u shpreh kryebashkiaku i Barit.