Një automjet i parkuar është bërë objekt i dyshimeve, se mund t'i jetë vendosur lëndë eksplozive. Kjo ka çuar në rrethimin e zonës në lagjen “Kushtrimi”, afërsi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.

Ende nuk ka të dhëna mbi pronarin e automjetit tip BMW, me targa AA 895 TX, apo mbi autorin/autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse.

Në vendngjarje ka forca të shumta policie dhe po priten ekipet xheniere për të bërë të mundur çaktivizimin e saj.