Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat mbrojtëse duke mbetur pezull në ajër.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës dhe shpejtësia tej normave të lejuara.