Moderatorja e njohur e ekranit Jona Spahiu ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjithëve me pozat me barkun e rrumbullakosur.
Jona ndodhet në muajin e fundit të pritjes së ëmbël, e herë pas here poston foto ku tregon se si duket me ndryshimin e madh. Por këtë herë ajo ka zbuluar se e ka kapur nepsi i shtatzënisë.
Në një postim në “Instastory”, moderatorja ka publikuar foto të një akulloreje dhe pyet fansat se ku mund të gjejë një të tillë.
“Ju lutem, ku mund të gjej akullore me frut pasioni?”, ka shkruar ajo.
A mund ta ketë ndihmuar dikush?






