Gomerët në ishullin e Santorinit në Greqi kanë pasoja të rënda në kurrizin e tyre, për shkak të transportit të pushuesve të rëndë. Ishulli grek është i famshëm për bardhësinë e tij dhe mijëra turistë zbresin çdo verë atje.

Nga maji deri në tetor, pesë anije turistike ankorohen çdo ditë në ishull duke sjellë secili 1200 turistë në ishullin e vogël me shtëpitë idilike të bardha.

Santorini është i njohur për terrenin kodrinor dhe gomarët tradicionalisht janë përdorur për të transportuar njerëzit në zona malore, në të cilat nuk hyjnë makinat.

Por, aktivistët pretendojnë se kafshët janë të detyruara të mbajnë ngarkesa gjithnjë e më të rënda duke punuar në orë të gjatë shtatë ditë në javë pa strehim, pushim dhe ujë – duke i lënë ata me lëndime kurrizore dhe plagë të hapura.

Organizatat bamirëse thonë se për shkak të turistëve mbipeshë, banorët vendas kanë kryer riprodhimin e mushkave që vjen nga çiftëzimi i gomarit me pelën, në mënyrë që të përballojnë peshat gjithnjë e më të rënda.